Tashmë gjithçka është zyrtare. Eni Imami është lojtari më i ri i Vorës.
Mbrojtësi u largua vetëm pak ditë më parë nga Flamurtari, teksa do të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë, këtë herë duke mbajtur veshur fanelën e Vorës.
Lajmin për zyrtarizmin e lojtarit e ka bërë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
31-vjeçari do të jetë një vlerë e shtuar për Klodian Arbrin në pjesën e dytë të sezonit, me skuadrën që ka si objektiv ngjitjen në Superiore.