Klubi i futbollit Prishtina ka disa fjalë për legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer, që ndërroi jetë dje në moshën 78-vjeçare.
“Kujtojmë ikonën dhe legjendën e futbollit gjerman dhe botëror, i cili mbrëmë ndërroi jetë, Franc Beckenbauer.
‘Kaiseri’ i famshëm, në kohët më të vështira të izolimit të futbollit tonë në vitin 2011, na ishte gjendur afër duke edhe vizituar e parë nga afër klubin tonë, FC Prishtina.
FC Prishtina i është mirënjohëse e përjetshme të kontributit të jashtëzakonshëm jetësor të “Kaiserit”, shkruan në faqen e FC Prishtina.