Dani Alves është i ndaluar në burgun Brians 2 në Barcelonë që nga 20 janari 2023 me akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze 23-vjeçare.
Ish-mbrojtësi brazilian është dërguar në gjyq dhe gjyqi do të fillojë më 5 shkurt. Kërkesa e viktimës është 150 mijë euro dëmshpërblim për dëmin fizik dhe psikologjik.
Ish-lojtari i Barcelona0s rrezikon deri në 12 vite burg.
Sipas mediave braziliane, Dani Alves i ka kërkuar ndihmë mikut dhe ish-shokut të skuadrës Neymar.
Lojtari, që aktualisht luan për Al-Hilal, duket se i ka dhuruar 150,000 euro dhe Alves ia ka besuar mbrojtjen e tij ligjore Gustavo Xistos, një avokat i besuar i kompanive të babait të “O Ney”.