Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka treguar lojë të madhe duke shënuar për fitoren e Besiktas-it në udhëtim, me rezultat 4:0 ndaj Rizespor-it, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit turk.
Rashica ka shënuar në minutën e 4-të, ndërsa golat tjerë i realizuan Kilicsoy (45' e 46') e Tosun (79').
Futbollisti i Besiktas-it, Semih Kilicsoy, është lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notë 9.5 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Rashica është vlerësuar me notë 8.0.
Besiktas renditet në vend të katërt me 32 pikë e ka tre më shumë se Rizespor në të 6-tin.