Sokol Cikalleshi duket i destinuar për tu larguar nga skuadra turke e Konyaspor.
Sulmuesi kuqezi, pas përplasjes me drejtuesit e klubit për pagesa të prapambetura, dhe me këta të fundit që morën masa drastike duke e pezulluar, tani duhet të shqyrtojë ofertat që kanë mbërritur të paktën deri tani nga skuadra të ndryshme.
Një destinacion i mundshëm është Arabia Saudite e më konkretisht Al-Khaleej, me të cilin luajti sezonin e kaluar. Ndërkohë, Konyaspor ka nisur menjëherë punën për të zëvendësuar sulmuesin shqiptar duke kërkuar huazimin e Umut Nayir nga Fenerhabce, i cili deri tani ka luajtur vetëm 118 minuta në 12 ndeshje.
30-vjeçari ka luajtur 4 herë për Kombëtaren dhe ka shënuar një gol.