Erzeni është i vendosur për të riformatuar ekipin në merkaton e janarit si dhe për të plotësuar mangësitë që skuadra shfaqi gjatë pjesës së parë të sezonit.
I fundit që është prezantuar në Shijak ëhstë mesfushori nga Kosova i lindur në Zvicër, Arlind Dakaj, 22-vjeçari vjen si përforcim në mesfushë dhe në pjesën e parë të sezonit ai u aktivizua në Bullgari te Çerno More.
"KF Erzeni zyrtarizon afrimin e ri në skuadër, Arlind Dakaj. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese përforcimit me të ri të K.F Erzenit.”
Gjithashtu, klubi shijakas sot ka bërë edhe zyrtarizimin e Silvjo Zogajt, i cili prej ditësh ështëë prgatitur me Erzenin.
“Zyrtare. KF Erzeni njofton afrimin e Silvio Zogaj në skuadër.
I urojmë mirëseardhjen dhe suksese Silvios si përforcimi më i ri i ekipit”, shkruan klubi shijakas në njoftimin e prezantimit të sulmuesit.