Klubi i madh kroat Dinamo e Zagrebit ka vendosur Flamurin e Kosovës në zyrët e tyre.
Cila është arsyeja?
“Arbër Hoxha është zyrtarisht futbollisti i ri i Dinamos!
Ish-lojtari Slaven Belupos largohet nga Koprivnica për t'iu bashkuar kampionit kroat, gjithçka është rregulluar mes ‘të kaltërve’ dhe ‘farmacistëve’.
Hoxha ka rënë dakord për kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe do të mbajë fanellën me numrin 20”, shkruan mes të tjera mediumi kroat “24 sata”.