Ulpiana e Lipjanit është përforcuar me dy futbollistë për pjesën pranverore.
Ulpiana synon që të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.
“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë sulmuesin e talentuar Orges Musa i cili vjen nga KF Prishtina.
Ardian Hoti i bashkohet klubit tonë.
Qendërmbrojtës i njohur së fundi ishte pjesë e Drenicës edhe përkundër ofertave zgjodhi të i besoj projektit të klubit tonë”, njofton KF Ulpiana.
Skuadra nga Lipjani renditet në vend të katërt me 28 pikë në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B dhe ka tre me pak se lideri Vjosa e Shtimes.