Mbrojtësi i Roma-s, Rasmus Kristensen foli së fundmi për mediet italiane në lidhje me derbin e Kupës së Italisë kundër Lazios.
Kristensen theksoi se Kupa e Italisë është një turne shumë i rëndësishëm për Roma-n, ndërsa shtoi që shpreson që të shkojnë në finale.
“Kupa e Italisë është një turne që duam ta nderojmë dhe synojmë që të luajmë finalen në Olimpico. Mezi pres të luaj këtë ndeshje, sfida e fundit ishte intensive, por e përjetova nga pankina.
Është shumë e rëndësishme që ne të fitojmë”-tha ai.
Sa i përket kundërshtarit, mbrojtësi u shpreh se nuk i trembet askujt si dhe theksoi se duhet të tregojnë cilësitë e tyre në këtë përballje.
“Unë nuk i frikësohem askujt, por respektoj forcën e kundërshtarit. Në përgjithësi duhet të tregojmë cilësitë tona për të fituar ndeshjen.
Kundër Atalanta-s kishim shansin të fitonim, por ishte çështje detajesh, por tani ne janë të fokusuar te Kupa e Italisë”-deklaroi lojtari “verdhekuq”.