Rubin Hebaj po kalon një formë të shkëlqyer në Uzbekistan. Sulmuesi shkodran është pjesë e Andijan dhe në 24 ndeshje këtë edicion ka shënuar 12 gola.
Paraqitjet e mira me skuadrën e tij kanë bërë që Hebaj të nderohet me “Topin e Artë” të Uzbeksitanit.
Hebaj ka marrë më shumë vota nga specialistët e futbollit në Uzbekistan, të cilët kanë vlerësuar perfomancën e silmuesit, i cili po gjen formën e tij më të mirë.
Edhe pse ekip i tij u rendit në vendin e 7-të në fundit e sezonit që ka përfunduar pak kohë më parë, sërish shkodrani ka rënë në sy me atë çka ka dhënë në fushën e lojës.
Hebaj ka një karrierë të pasur, teksa krahas Vllaznisë ka luajtur dhe me Partizanin e Teutën në Shqipëri.
Po ashtu 25-vjeçari ka patur disa eksperienca jashtë vendit, me Domzalr në Slloveni e Vorskla në Ukrainë, si dhe me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut.
Hebaj ka kontratë me skuadrën e Andijan edhe sezonin që vjen, e thënë ndryshe deri në dhjetorin e këtij viti.