Portieri i Shkëndijës, Kostadin Zahov është larguar nga skuadra pas 9 sezoneve.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqezi.
Ai iu bashkua Shkëndijës në janarin e vitit 2015 dhe për pak më pak se një dekadë u shndërrua në një nga pikat kyçe të ekipit.
Zahov fitoi tre tituj kampion, 2 Kupa në 237 paraqitje zyrtare.
Ndërsa vendin e tij në kompletimin e treshes së portierëve e zë Astrit Amzain i cili kthehet në skuadër pasi kaloi një periudhë huazimi te Gostivari dhe Teteksi.