Skuadra e Real Madrid vijon të punojë fort për të ardhmen.
Në qendër të merkatos mbetet padyshim sulmuesi Kylian Mbappe, por ai nuk është i vetmi në listën e dëshirave.
Një tjetër futbollist që trajneri Carlo Ancelotti e do te skuadra e tij është mbrojtësi kanadez Alphonso Davies, që luan me Bayern Mynih. 23-vjeçari ka një kontratë deri në vitin 2025 me bavarezët.
Gjithsesi, marrëdhëniet mes lojtarit dhe Bayern janë ftohur, ndaj klubi i ka thënë Davies se nuk do t’ia rinovojë kontratën. Për pasojë, kanadezi pritet të lërë Gjermaninë këtë verë.
Sipas “footmercato”, skuadra madrilène është gati të investojë 70 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë. Me fanellën e Bayern Mynih, lojtari ka realizuar 8 gola në 176 ndeshje zyrtare.
Një mbrojtësi ri por edhe më shumë përvojë, që ka treguar se është i rëndësishëm për bavarezët. Afrimi i tij do të ishte një blerje e madhe për Real Madrid, që po ndërton një skuadër me yje.