Florent Muslija pritet të ndërrojë skuadër këtë muaj.
Mesfushori shqiptar aktualisht është pjesë e Paderbornit, ku ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij pozitive.
Sipas raportimeve nga Gjermania, skuadra nga Bundesliga kërkojnë futbollistin e përfaqësueses së Kosovës.
Përpos Bohumit, në garë është futur edhe Frajburgu.
Muslija ka dhënë miratimin për këta të fundit dhe negociatat po shkojnë me ritme pozitive.
Mesfushorit 25-vjeçar i përfundon kontrata në verë dhe një transferim në këtë dritare merkatoje është i mirëpritur edhe nga klubi i Bundesligës 2,
Paderborni. Frajburgu aktualisht ndodhet në vendin e 8 të elitës së futbollit gjerman, vetëm 9 pikë nga zona e Ligës së Kampionëve.