Një ngjarje e çuditshme ka tronditur futbollin botëror dhe ka lidhje me Guelor Kanga, mesfushorin 33-vjeçar të kombëtares së Gabonit. Lojtarit i janë kërkuar dokumetat nga CAF (konfederata afrikane e futbollit), që të mund të rregjistrohet në Kupën e Afrikës.
Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por lojtari ka një pasaportë të dyshimtë, pasi aty shkruhet që ka lindur në 1 shtator të vitit 1990, 4 vite pas vdekjes së mamasë, që ka ndrruar jetë në vitin 1986.
Por nuk është vetëm ky fakt i çuditshëm, sepse në realitet lojtari nuk është 33 vjeç.
Kanga quhet në të vërtetë Kiaku-Kiaku Kianga dhe ka lindur në 5 tetor të vitit 1985 në Kinshasa, në Kongo, pra nuk është nga Gaboni.
Një rast me të vërtetë i çuditshëm, që mjafton për ta përjashtuar lojtarin nga kompeticioni. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të sqarojnë çështjen, por duket qartë që ka diçka që nuk shkon me Guelor Kanga.