Skuadra e Manchester City po punon për të sjellë në Premier League mesfushorin gjerman Joshua Kimmich, që luan me Bayern Mynih. Kontrata e 28-vjeçarit skadon në verën e vitit 2025, por duket se ai nuk dëshiron ta rinovojë atë.
Për këtë arsye, kampionët e Europës po punojnë për ta sjellë lojtarin në Angli edhe pse kjo do të jetë një goditje që do t’i kushtojë shumë. Kartoni i mesfushorit është rreth 50 milionë euro.
Gjithsesi, te Manchster City janë optimistë se duke mos e rinovuar kontratën, vlera e kartonit mund të bjerë ende, me Bayern të detyruar ta shesë për më lirë. Kimmich luan prej vitit 2015 me bavarezët, duke qenë një titullar.
Gjithsesi, këtë sezon ai është aktivizuar vetëm në 11 ndeshje në Bundesliga (1 gol).
Te City shpresojnë që kjo marrëveshje të mbyllet verën e ardhshme dhe jo në merkaton e janarit që sapo ka nisur.