Çuni është zyrtarisht lojtari më i ri i Dinamo City

Futboll

Çuni është zyrtarisht lojtari më i ri i Dinamo City

Më: 10 janar 2024 Në ora: 16:39
Pamje nga prezantimi

Dinamo City vazhdon që të përforcojë organikën në dispozicion të trajnerit Mehmeti në prag të rifillimit të kampionatit. “Blutë” kanë zyrtarizuar ditën e sotme afrimin e mbrojtësit Kilian Çuni.

24-vjeçari, që së fundmi është aktivizuar me Eintracht Karlsfeld në Gjermani, ka firmosur me Dinamo City një kontratë 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi.

“Ditën e sotme, mbrojtësi 24-vjeçar ka firmosur në praninë e drejtorit Fakiç, kontratën që e bën pjesë të 18-herë kampionëve në vijim.

Mbrojtësi shtatlartë vjen në skuadrën tonë pas përvojës me Eintracht Karlsfeld në Gjermani, ndërsa kohëzgjatja kontraktuale është e vlefshme për një afat 1.5 vjeçar me opsion rinovimi. FC Dinamo i uron punë të mbarë dhe suksese me fanellën tone”, shkruhet në njoftimin e klubit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat