Ylber Ramadani po luan sezonin e parë në Serinë A dhe menjëherë ka lënë gjurmë në mënyrën e tij.
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, i cili u transferua nga Aberdini në Skoci te Leçe për 1.2 milionë euro, është futbollisti i dytë me më shumë kilometra të përshkruara për ndeshje.
Mesatarisht, nga shifrat që ka nxjerrë faqja e njohur “transfermarkt”, Ramadani ka vrapuar deri tani, 12.063 kilometra për ndeshje.
Më mirë se ai renditet mesfushori i Bolonjës Leuis Ferguson, i cili është në 12.341 km për ndeshje.
Sa i përket Ramadanit, ai është aktivizuar në 18 ndeshje dhe ka munguar vetëm në një takim, atë ndaj Veronës për shkak pezullimi nga numri i kartonëve të verdhë. 27- vjeçari ka arritur që të shënojë edhe një gol, atë ndaj Frozinones në fundin e takimit që i dha Leçes pikët e plota.
Po ashtu edhe në ekipin kombëtar, Ramadani ishte një ndër lojtarët që luajti në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë me minuta të plota.