Roma bie mes tensionit

Futboll

Roma bie mes tensionit

Më: 10 janar 2024 Në ora: 23:14
Pamje nga ndeshja

Derbin e Romës në çerekfinale të Kupës së Italisë e fiton Lazio.

Skuadra bardhekaltër u tregua më gjakftohtë në këtë përballje të nxehtë, duke e gjetur golin në fillimin e pjesës së dytë me Zaccagnin, që shndërroi një gol një penallti të shkaktuar me naivitet nga mbrojtja verdhekuqe.

Në fakt, Lazio në këtë rast pati ndihmën e Var-it, pasi gjyqtari Orsato fillimisht fillimisht nuk dalloi ndërhyrje të gabuar.

Lazio pati fatin me vete edhe në fundin e takimit, kur portieri Madas u mohoi golin verdhekuqve me dy ndërhyrje të njëpasnjeshme.

Nuk mund të mungonte tensioni në shtesë, por nuk ndryshoi rezultati. Kështu, Lazio kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret fituesja e çiftit Juventus – Frosinone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat