Vazhdon largimi i futbollistëve nga klubi më i trofeshëm në Maqedoninë e Veriut, Vardari i Shkupit.
Pasi dje nga ekipi u larguan Zhoglev dhe Veçevski, sot nga ekipi u largua edhe Lutfi Bilalli.
Futbollisti nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën, por pritet këto ditë të përcaktohet për ekipin e ri.
Mihailov sot ka pasur stërvitjen e parë si shef i shtabit profesional dhe këtë pranverë do të ketë një detyrë të vështirë për ta mbajtur klubin në elitë.