Struga Trim Lum, kampion vjeshtor dhe kampion në fuqi i Maqedonisë së Veriut, synon të përgatitet sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit.
Siç është paralajmëruar, ekipi kampion i Strugës TL fazën kryesore të përgatitjeve aktuale do ta bëjë në Antalia, ku do të qëndrojë nga data 20 janar deri më 3 shkurt.
Trajneri Shpëtim Duro përveç stërvitjeve të zakonshme do të zhvillojë edhe katër ndeshje miqësore ndaj rivalëve të fortë.
Kundërshtarët e Strugës TL janë Orenburg (Rusi) më 23 janar, Arka Gdansk (Poloni) më 27 janar, pastaj Chernomorets (Ukrainë) më 29 janar dhe Lodz (Poloni) më 2 shkurt.