​Një tifoz i Romës theret me thikë pas ndeshjes me Lazion

Futboll

​Një tifoz i Romës theret me thikë pas ndeshjes me Lazion

Më: 11 janar 2024 Në ora: 12:19
Corriere della Sera raporton se një tifoz i Romës është goditur me thikë nga disa tifozë të Lazios

Mbrëmjen e djeshme Lazio dhe Roma janë përballur me njëri-tjetrin në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Skuadra e Sarrit fitoi, ndërsa e Mourinhos u eliminua. Krahas ndeshjes, megjithatë, ka pasur edhe disa përplasje mes tifozëve të dy skuadrave.

Corriere della Sera raporton se një tifoz i Romës është goditur me thikë nga disa tifozë të Lazios, të cilët kanë bërë një pritë në një lokal në zonën e Pratit (jo shumë larg Olimpico-s) rreth katër orë pas përfundimit të ndeshjes.

Viktima, një tifoz 31-vjeçar, tani është shtruar në spital por jeta e tij nuk është në rrezik. Gjatë pritës në lokal ka mbetur i plagosur edhe pronari i lokalit, derisa policia po heton se çfarë ka ndodhur.

Tifozët e Romës tentuan të përplaseshin me tifozët e Lazios edhe nga zona të tjera (Piazza Mancini dhe Viale Pinturicchio), por policia ia doli që të mos lejonte konfrontim ndërmjet tifozëve. Tre tifozë të Romës u ndaluan dhe u dërguan në komisariat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat