Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti ka dalë në konferencë për shtyp në prag të derbit që luhet nesër me Tiranën.
“Kjo fazë ka pasur peripecitë e veta presim sot përgjigje për lojtarët që kanë pasur problem përveç Mijës që është jashtë skuadrës. Kemi marrë ngarkesat e duhura pasi edhe kampionati ka filluar shumë herët.
Përsa i përket derbit është një ndeshje specifike dhe e veçantë, ka vlerat e veta. Kam njohje për kundërshtarët, është i paparashikueshëm, njohuritë e këtij derbi dihen por në kemi punuar fort që të rritemi nga ndeshja në ndeshje. Japim më të mirën ndaj Tiranës.
Ne duam më të mirën jo vetëm në derbi, ne futemi për të fituar në çdo ndeshje. Duhet të kemi mentalitetin e duhur dhe ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjet.
Derbi të jep kënaqëësi dhe duhet ta vlerësojmë, lojtarët janë të motivuar dhe e ndjejnë peshën e kësaj ndeshje”, tha ai.