Eric Dier do të jetë futbollisti i ri i Bayernit. Mesfushori me tipare mbrojtëse, i cili mund të luajë edhe në qendër të prapavijës, ndodhet në Mynih për të kryer vizitat mjekësorë dhe për t’u prezantuar si bavarez.
29-vjeçari, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Tottenhamin, është lejuar nga drejtuesit e klubit londinez për të firmosur me kampionët e Gjermanisë.
Dhe tashmë do të jetë sërish shok skuadra me Harry Kane, ish-kapiteni i tij te Spurs.
Thomas Tuchel ishte personi që insistoi për afrimin e lojtarit anglez (49 ndeshje dhe 3 gola me Tre Luanët).
“Dier është një specialist në qendrën e mbrojtjes. Ne po e marrim atë për qendrën e mbrojtjes.
Ai mund të luajë edhe si qendërmbrojtës i majtë, por edhe në mbrojtjen me 3.
Ai ka luajtur edhe si numër 6 vite më parë në Premier League”, u shpreh trajneri gjerman i Bayernit në lidhje me anglezin e radhës që zbarkon në “Allianz Stadium”