“I padëshiruari” i tifozëve të Milanit!
Rade Kruniç i ka dhënë lamtumirën Milanit dhe është gati për një aventurë të re te Fenerbahçe në Turqi.
Lajmin e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabricio Romano, i cili thekson se akordi mes palëve është arritur dhe boshnjaku do të bëhet pjesë e klubit gjigand turk për 4.5-5 milionë euro.
Gjithashtu një gjë të tillë e ka thënë dhe drejtori administrativ i Milanit, Furlani, i cili i uroi më të mirat Kruniç në aventurën e tij te Fenerbahce.