Ferizajt po synon që të jetë më i organizuar në çdo kategori.
Ferizaj ka emëruar trajner të kadetëve Lirak Abdullahu dhe të Juniorëve Fitim Sadriu.
“Në vazhdën e reformave të nisura në Shkollën e Futbollit, FC Ferizaj njofton se sot ka emëruar për trajner të kadetëve U17, Lirak Abdullahun.
Udhëheqësi i ri i kadetëve të cilët garojnë në nivelin më të lartë të garave, atë të Superligës së Kosovës, Lirak Abdullahu ka të përfunduar masterin në Edukatë Fizike, posedon licensën UEFA C dhe ka përvojë 4-vjeçare si trajner.
FC Ferizaj ju informon se pas ndryshimeve në kategoritë e reja, trajner i ri për grupmoshën e juniorëve U19 është caktuar Fitim Sadriu.
Trajneri tashmë i emëruar së fundmi ka qenë i angazhuar në kategorinë e pionerëve, me që rast për shumë vite ka dëshmuar angazhim e seriozitet në punë”, njofton mes të tjera FC Ferizaj.