Pret largimin nga Partizani

Futboll

Pret largimin nga Partizani

Më: 11 janar 2024 Në ora: 19:36
Kristian Mba

Kristian Mba nuk po kalon ditët më të mira të mundshme, mes dëmtimeve dhe dëshirës për tu larguar nga “demat”.

Së fundmi ai ka postuar në “Instagram”, ku mjaft filozofik, kërkon të tregojë se po vuan në këto muaj të fundit.

“Jini krenarë për çka keni kaluar. Ai që ishit një vit më parë është i ndryshëm nga ç’jeni sot.

Ke kapërcyer kaq shumë vështirësi, por dije se mundesh të bësh më shumë.

Pas një viti do të jesh version më i mirë i vetes”, shkruan nigeriani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat