Klubi i futbollit Gjakova synon që të organizohet sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit.
Artin Daka rikthehet trajner të kadetët U17.
“KF Gjakova do ketë ndryshime në kategoritë e reja, trajner i ri për grupmoshën e Kadetëve U17 është rikthyer Artin Daka.
Trajneri tashmë i emëruar së fundmi ka qenë i angazhuar jashtë shtetit për 8 muaj, me që rast për shumë vite ka dëshmuar angazhim e seriozitet në punë si trajner i ri në moshë .
Artini është trajner i dëshmuar në qytetin e Gjakovës.
Ai ka qenë mesfushorë shumë vjeçar në KF Gjakova nëpër gjitha kategoritë e klubit.
Stërvitjet e Kadetëve U17 nën drejtimin e trajnerit Artin Daka kanë filluar ditën e shtune me datë 6 janar.
KF Gjakova i uron Artinit suksese në detyrë sepse pritjet janë të mëdha duke marrë për bazë faktin se grupmoshes se kadetëve është pjesë shumë e rëndësishme e klubit”, njofton KF Gjakova.