Yoan Marc-Olivier i bashkohet FC Prishtinës.
Sulmuesi i majtë 23 vjeçar, me shtetësi britanike, në Prishtinë transferohet nga Ballkani.
Më parë ishte pjesë e Malishevës dhe Istogut.
“Jam te klubi më i trofeshëm në Kosovë.
Dua të luaj në Evropë me Prishtinën.
Do të jap gjithçka në fushë, për tifozët, për ekipin dhe të krijojmë kujtime të mira së bashku”, ka deklaruar Marc-Olivier për faqen e FC Prishtina.