Hetim i ri për Nasser al-Khelaifi

Futboll

Hetim i ri për Nasser al-Khelaifi

Më: 11 janar 2024 Në ora: 23:04
Nasser al-Khelaifi

Prokuroria e Parisit, siç raportohet në edicionin e sotëm të El Mondo Deportivo, ka hapur një hetim kundër presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaïfi, për “krime” të mundshme në lidhje me punën e padeklaruar dhe shfrytëzimin pas ankesës së Hicham Karmoussi, i cili paraqiti një ankesë marsin e kaluar.

Pas ankesës, presidenti i Paris Saint Germain, Nasser al-Khelaïfi është nën hetim për "punë të fshehtë dhe shfrytëzim të njerëzve”.

Ky procedim shkon paralelisht me hetimet e hapura ndaj liderit të Katarit për krime të mundshme të rrëmbimit me torturë, zhvatje dhe konspiracion kriminal pas padisë së ngritur në Francë nga biznesmeni francezo-algjerian Tayeb Benabderrahmane, i ndaluar prej disa muajsh në Katar.

Në bazë të konfiskimit, vazhdon El Mondo Deportivo, kishte të dhëna të ndjeshme në posedim të Tayeb Benabderrahmane i cili - i punësuar nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut të Katarit si konsulent - u lirua në fund të vitit 2020 vetëm pasi nënshkroi një protokoll me Karmoussi, i obliguar që të mos i zbulojë ato dokumente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat