Skuadra e Suharekës që pretendon hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës, përforcohet me futbollistin Labinot Jashanica.
Futbollisti ka qenë pjesë e disa skuadrave të Kosovës dhe vlerësohet si përforcim i mirë për Suharekën.
“Ju njoftojmë që mesfushori Labinot Jashanica është afrimi i radhës në këtë merkato të janarit.
Futbollist i shquar dhe pjesë e disa skuadrave nga Kosova si: Feronikeli, Dukagjini, Llapi, Malisheva e së fundmi te Fushë Kosova”, njofton FC
Suhareka, që aktualisht renditet në vend të dytë me 23 pikë e ka 7 me pak se lideri Dinamo.