Filippo Terracciano, goditja e fundit e Milanit në merkato, foli në konferencën për shtyp.
“Para se të filloja, doja të falënderoja Veronën, qytetin, tifozët, shokët e skuadrës dhe të gjithë trajnerët që kisha, në veçanti Juric të cilin do ta falënderoj përgjithmonë”.
– Ke luajtur 40 ndeshje në Serie A, pavarësisht moshës shumë të re.
“Po fitoj eksperiencë ndeshje pas ndeshje”.
– Cili është roli i preferuar?
“Nuk i kam dhënë kurrë rëndësi rolit, duhet të bëj më të mirën aty ku më vendos trajneri. Nuk e mendoj shumë”.
– Ke ndonjë model që të frymëzon?
“Maldini dhe Nesta. Gjithmonë i kam parë videot e tyre”.
– Pse zgjodhe Milanin? Keni folur me Ibrën?
“Sepse e pashë Milanin si mjedisin më të mirë për rritjen time. Këtu ka shumë personalitete të mëdha si Ibra. Unë gjithashtu mund të rritem shumë në nivel njerëzor”.