​Pse e zgjodhi Tottenhamin para Bayernit? Postecoglou zbulon se çfarë i tha Dragusinit

Futboll

​Pse e zgjodhi Tottenhamin para Bayernit? Postecoglou zbulon se çfarë i tha Dragusinit

Më: 12 janar 2024 Në ora: 18:05
Ange Postecoglou

Tottenhami kompletoi transferimin e Radu Dragusin nga Genoa, për një shumë afro 30 milionë euro.

Por, për Tottenhamin nuk ishte e lehtë ta siguronte nënshkrimin e tij, pasi që edhe Bayern Munichu ishte në garë për Dragusin, raporton KosovaPress.

Por, në fund gjithçka erdhi te vendimi i vetë Dragusin, ku mbrojtësi rumun zgjodhi Tottenhamin para Bayernit.

Tani, trajneri i Tottenhamit, Ange Postecoglou e ka zbuluar se çfarë i ka thënë Dragusinit, që e shtyu këtë të fundit ta refuzonte interesimin nga Bayerni.

“Ne punuam drejtë në këtë punë. Çfarë i thash Radus për ta bindur? Është vetëm një bisedë për të cilën unë besoj dhe mendimet e mia për ta si lojtarë dhe se ku përshtaten. Ai me të vërtetë dëshironte t’i bashkohej këtij klubi”, tha Postecoglou. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat