Drita e Gjilanit ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar të dimrit.
Arb Manaj nga Ballkani kalon në radhët e Dritës së Gjilanit.
Një përforcim i madh për Dritën që pretendon titullin e kampionit.
“Arb Manaj vishet bardhë e kaltër.
FC Drita ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur Arb Manaj.
Marrëveshja është arritur sot, ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje në familjen bardhë e kaltërt.
Manaj edhe më parë ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës ku u dallua me ekipin e KF Trepça ‘89, për të vazhduar më pas edhe në kampionatin turk dhe atë kroat.
Manaj do të jetë një forcë shtesë e klubit në repartin ofanziv”, njofton Manaj.