Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Dinamos dhe asaj të Tiranës, ku kjo e fundit morri pikët e plota në mënyrë dramatike.
Tirana e mposhti sot si mysafire me përmbysje të rezultatit skuadrën e Dinamos, ku rezultati final i ndeshjes është 3:2, raporton KosovaPress.
Vendasit kryesonin 2:0 me golat nga Baton Zabergja (minuta e 25’) dhe Fatjon Andoni (minuta e 46’).
Por, dy gola brenda dy minutave nga Erion Hoxhallari (minuta e 57’) dhe Ardit Deliu (minuta e 59’) dhe goli nga Liridon Latifi në minutën e 81’ bënë që Tirana të bëjë përmbysje të madhe të rezultatit dhe të arkëtojë pikët e plota sot.
Me fitoren e sotme, Tirana ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e tretë në tabelë, krahas Dinamos që zë vendin e pestë me 22 pikë.
Rezultati final, 3:2 në favor të Tiranës.