Lazio dënohet për thirrjet e tifozëve ndaj Romelu Lukaku
Lazio është dënuar me mbyllje të tribunës në një ndeshje pasi tifozët ofenduan Romelu Lukakun gjatë përballjes së mesjavës ku ekipi i tyre fitoi ndaj Romës në takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë.
Serie A përmes një deklarate ka njoftuar se masa dënimit do të zbatohet për ndeshjen e klubit romak me Napolin më 28 janar.
"Abuzimi racist u dëgjua qartë nga katër vëzhgues të Federatës Italiane të Futbollit në ndeshje dhe se zërat vinin nga 90 për qind e tifozëve", ka theksuar Serie A.
Nuk është hera e parë që Lukaku vihet në shënjestër të tifozëve në Itali, pasi ai ishte ofenduar edhe nga tifozët e Juventusit në sezonin e kaluar po edhe nga tifozët e Cagliarit më 2019.