Tirana ka fituar 2 me 3 derbin me Dinamon në stadiumin “Niko Dovana”. Bardheblutë arritën një përmbysje të çmendur në pjesën e dytë. Deri në minutën e 57’ rezultati ishte 2 me 0 në favorin e Dinamos.
Më pas Hoxhallari dhe Deliu barazuan brenda 2 minutave. Për përmbysjen mendoi Latifi me penallti në minutën e 81’.Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN Erion Hoxhallari, që shënoi golin e parë për Tiranën.
"Në mbarim të pjesës së parë kishim besim, dhe pas pësimit vazhduam me të njëjtim ritëm. Besuam dhe arritëm të mbanim ndeshjen", tha Hoxhallari.
Lojtarë të tjerë?
I uroj më të mirën Hasanit dhe Hilës, nuk më përket mua ardhja e lojtarëve.
Shpresoj të vijnë lojtarë me kualitet, te Tirana nuk kanë munguar.
Nuk duhet të mendojmë fundin, por ndeshjen e radhës me Teutën.
Kjo na ka shpërqëndruar në fillim. Kampionati është i vështirë.