Tirana ka fituar 2 me 3 derbin me Dinamon në stadiumin “Niko Dovana”.
Bardheblutë arritën një përmbysje të çmendur në pjesën e dytë. Deri në minutën e 57’ rezultati ishte 2:0 në favorin e Dinamos.
Më pas Hoxhallari dhe Deliu barazuan brenda 2 minutave.
Për përmbysjen mendoi Latifi me penallti në minutën e 81’.
"Ishte ndeshja e parë dhe duhet ta fillonim mbarë. Ndikon presioni i rezultatit në performancë.
Nga individët nuk u interpretua mirë në pësimin e golit.
Ishim duke mbajtur kundërshtarin në presion, ia arritëm shumë mirë pavarësisht 2 aksidenteve gjatë lojës.
Duhet të punojmë", tha trajneri i Tiranës Julian Ahmataj.