Tri përforcime për Kukësin

Futboll

Tri përforcime për Kukësin

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:55
Tifozët

Afrime të tjera të Kukësi. Klubi verilindor ka zyrtarizuar tri përforcime në mëngjesin e sotëm. Kristjan Rroku, Stefane Abara dhe Ryan Felipe do të jenë pjesë e skuadrës së Stavri Nicës në vazhdim.

20-vjeçari Rroku ka lindur në Athinë, aktivizohet si portier dhe vjen nga Tomori, klub ku u transferua në verë pas mbylljes së aventurës me Flamurtarin. Në Shqipëri ka luajtur edhe me Turbinën.

Abara luan si mbrojtës, teksa bën mirë rolin në qendër dhe krahun e djathtë të prapavijës.

fuNë rastet e nevojshme mund të aktivizohet edhe si “shkatërrues”.

Njësoj si Rroku, edhe 24-vjeçari ka lindur në Athinë dhe vjen nga beratasit e Tomorit. Aventurën e parë në futbollin shqiptar e përjetoi tek Oriku.

I treti është brazilian, 26-vjeçar, i cili luan si mesfushor i avancuar. Ryan Felipe ishte pa skuadër prej fundit të muajit gusht, kur i dha fund me bullgarët e Lokomotiv Sofies, teksa ka luajtur edhe në Portugali dhe Qipro.

Kukësi, që të premten zyrtarizoi edhe afrimin e mbrojtësit Melos Zenunaj nga Liria e Prizrenit, nis vitin 2024 në Shkodër. Verilindorët do të sfidojnë Vllazninë në “Loro Boriçi” në një derbi Veriu, sfidë e programuar për të dielën (17:00).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat