Voska Sport është përforcuar me Petar Bojo nga BeH. 26-vjecari luan në disa pozita, kurse më shumë në mesfushë.
Ai ishte anëtar i Zrinjskit, Zheleznicarit, ndërsa te Voska erdhi nga Igmani.
"Përforcimi i parë në prag të stinorit pranveror na vjen nga Bosnje e Hercegovina, dhe ai është Petar Bojo. Mesfushori me përvojë të madhe në elitën e futbollit boshnjak, firmosi kontratën në praninë e presidentit, Nefi Useini.
Bojo te skuadra jonë vjen me një bagazh të madh, duke numëruar plotë 143 ndeshje, 18 gola dhe 8 asistime në elitën e futbollit boshnjak, aty ku në sezonin 2021/22 ishte shpallur edhe kampion me ekipin e Zrinjski Mostar.
Skuadra e tij e fundit ishte Igman Konjic, ndërsa gjatë karrierës së tij, i njëjti kishte veshur edhe fanellën e skuadrave të Zheljezniçarit, Mladost Kakanj dhe NK Vitez.
Ndryshe karrierën e tij si i ri e kishte nisur te Shiroki Brijeg, ndërsa si 19-vjeçar kishte provuar veten edhe në futbollin çek, me skuadrën e Jihlava", njofton FC Voska.