Sampdoria ka si objektiv rikthimin e menjëhershëm në Serie A, por skuadra e Andrea Pirlos mbetet ende shumë larg realizimit të këtij misioni.
Pasi renditet në vendin e dhjetë për momentin në divizionin e dytë të futbollit italian, duke qenë larg vendeve të para në Serie B.
Trajneri po përballet me mungesa të shumta në sulm dhe drejtuesit e klubit kanë piketuar një përforcim në repartin ofensiv.
Bëhet fjalë për Mattheus Oliveiran, djalin e Bebetos, legjendës braziliane që formonte dyshen sulmuese me Romarion në kombëtaren që fitoi Kupën e Botës në 1994.
29-vjeçari, i cili aktivizohet si mesfushor i avancuar dhe sulmues i djathtë, luan në Portugali me Farensen.
Skuadër me të cilën ka shënuar 6 gola deri në këtë fazë të sezonit. Sampdoria pritet të bëjë një ofertë zyrtare në vijim.
Mattheus Oliveira zotëron pasaportë portugeze, që e kthen atë në një komunitar. Dhe e lehtëson transferimin në futbollin italian.