Skënderbeu do të luajë ditën e sotme në transfertë përballë Egnatias në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Superiores që do të startojë në orën 13:30. Por korçarët duhet t’ia bëjnë pa kapitenin në ndeshjen e sotme.
Erlis Frashëri ka “prishur” planet e korçarëve, me këta të fundit që udhëtojnë në transfertën rrogozhinase pa një prej “shtyllave: të mbrojtjes.
Frashëri po kalon një gjendje virale dhe për shkak të kësaj nuk ka kryer të plota seancat stërvitore me pjesën tjetër të ekipit.
Një mungesë tepër e rëndësishme për bardhekuqtë, me këta të fundit që mbeten “bosh” në krahun e djathtë të fazës difensive.
Trajneri serb, Ivan Gvozdenovic është në “hall”, teksa për të plotësuar “boshllëkun” e lënë nga Frashëri, teksa mundësinë më të madhe që ta nisë titullar e ka Andrea Gërxho.