Partizani bind në Kupë, dominon kundër Elbasanit!
Partizani ka kaluar me sukses fazën paraelimintaore të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.
Pasi kishin mundur në raundin e parë Fierin, kryeqytetasit kaluan dje edhe provën e raundit të dytë, teksa mposhtën Elbasanin në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” me rezultatin e thellë 74-98.
triumf i merituar nga skuadra e Erdal Borovës, me “demat” që presin kështu biletën për në çerekfinale, aty ku do të gjejnë Besëlidhjen.