Egnatia pret Skënderbeun në sfidën e javës së 19-të të Superiores, me të dyja skuadrat që hyjnë në fushë për tre pikët.
Rrogozhinasit kërkojnë që ta nisin vitin me fitore dhe gjithashtu që të ruajnë vendin e parë në kampionat.
Nga ana tjetër, korçarët janë midis mbijetesës dhe “Final 4”, e një fitore do e afronte më shumë me këtë të fundit.
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Dulise, Xhemajli, Ndreca, Mëllugja, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Zhoel, Gjata.
Trajner: Edlir Tetova
SKËNDERBEU: Alia, Gërxho, Ramos, Prençi, Shaqe, Rabiu, Randi, Juri, Liço, Rashica, Frenklin.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç.