Marseille ngeci në një barazim befasues 1-1 në “Velodrome” kundër Strasbourgut. Skuadra e Gennaro Gattusos gjeti avantazhin që në minutën e tretë, por u befasua nga goli i Sebas në minutat shtesë.
Vendasit humbën dy pikë të rëndësishme në objektivin Champions League, rezultat për të cilin trajneri italian merr përsipër përgjegjësitë.
“Është faji im, ndoshta nuk u tregova mjaftueshëm i aftë. Nuk është hera e parë që ndodh, kështu që jam i shqetësuar.
U mbrojtëm shumë në pjesën e parë, dhe e pësuam golin në minutat shtesë. Është plotësisht përgjegjësia ime.
E kam të lehtë të them se na mungonin lojtarët kryesorë për shkak të Kupës së Afrikës, por unë nuk jam një tip i tillë. Nuk fshihem pas mungesave.
Sigurisht që na penalizon Kupa e Afrikës, sepse në futbollin modern ndeshjet ndryshojnë pas minutës së 70-të”, deklaroi trajneri kalabrez.