Xhamal Musiala u pa në versionin më të mirë të mundshëm ndaj Hofenhaimit, e përkthyer me dopietë dhe lojë tepër të zhdërvjellët sa herë që “bambi” e kishte topin në këmbë.
Pas ndeshjes 20-vjeçari e konsideroi performancën e tij si argëtuese.
“Lojë fantastike nga djemtë.
Rivali u përpoq të na vendoste në vështirë me presionin që ushtronte, por grupi tregoi se është i aftë ta kthejë situatën në favorin e tij. U argëtova shumë.
Të vazhdojmë kështu”, përfundoi shkurtimisht sulmuesi i Bajernit.