Sipas spekulimeve të fundit, Juventusi po e konsideron të bëjë një lëvizje në formë huazimi për ish-mesfushorin e Liverpoolit dhe zëvendës-kapitenin e Anlisë, Jordan Henderson, i cili thuhet se po kërkon të largohet nga Arabia Saudite.
Fituesi i Ligës së Kampionëve në vitin 2019 u largua nga Liverpooli drejt skuadrës së Ligës Pro Saudite, Al Ettifaq gjatë verës, në një marrëveshje që thuhet se kapi shumën e 14 milionë eurove.
Tani, vetëm gjashtë muaj pas transferimit te Al Ettifaq, Henderson po e kërkon rikthimin në futbollin evropian.
“Sky Sport Italia” bën të ditur se Juventusi, i cili po e kërkon një përforcim në mesfushë, ka biseduar me Henderson për mundësinë e një transferimi në formë huazimi.
Po ashtu, të interesuara në shërbimet e Henderson thuhet se janë gjiganti holandez, Ajax dhe skuadra e Premier Ligës, Brightoni.