Borussia e Dortmundit i jep fund një serie prej katër ndeshjesh pa fituar falë triumfit 0-3 në fushën e Darmstadtit. Verdhezinjtë realizuan nga një gol në çdo pjesë, duke marrë një fitore relativisht të lehtë përballë një kundërshtari që mbyll tabelën e klasifikimit.
Takimin e zhbllokoi Brandt në minutën e 24-t, me një diagonal jo shumë të fortë, por të saktë, që e kapi të papërgatitur portierin vendës.
Golin e dytë të verdhezinjve e realizoi Marcus Reus në të 77-tën, pas pasimit të dhënë nga Sancho, i rikthyer në Dortmund në formë huazimi nga Manchester United, pas përplasjes së pati me trajnerin Ten Hag.
Fitoren e miqve e vulosi Moukoko në minutën e dytë shtesë.
Dortmundi me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve, vetëm tri më pak se Eintracht Franfurti i vendit të katërt, i fundit që siguron pjesëmarrjen në Champions League.