Interi ka treguar fuqinë e liderit në Monza, duke fituar me rezultat 5:1 në kuadër të javës së 20-të.
Monza nuk i bëri ballë sulmit si uragan të Interit.
Fitore e thellë e zikaltërve, duke dëshmuar se janë favorit i madh për titull në Itali.
Për Interin shënuan Calhanoglu (12' - nga penalltia e 60'), Lautaro Martinez (14' e 84' - nga penalltia) e Thuram (88') dhe për Monzën realizoi Pessina (68' - nga penalltia).
Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 62-të për Interin.
Interi kryeson me 51 pikë e Monza është në vend të 11-të me 25 sosh.