Bayerni zhgënjen futbollistin brazilian

Futboll

Bayerni zhgënjen futbollistin brazilian

Më: 13 janar 2024 Në ora: 23:14
Joao Palhinhas

E ardhmja e Joao Palhinhas me sa duket nuk do të jetë te Bayerni i Mynihut.

Mesfushori i Fulhamit ishte vetëm një hap larg bavarezëve gushtin e kaluar, kur udhëtoi për në Mynih dhe iu nënshtrua edhe ekzaminimeve mjekësore, të cilat megjithatë nuk i garantuan nënshkrimin e kontratës me gjermanët për shkak të problemeve që u shfaqën mes klubeve.

Një transferim i cili u duk se vetëm ishte shtyrë, por që te Bayerni tani nuk e kanë më në plane.

Këtë e shpjegoi drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Christoph Freund, i cili e trajtoi çështjen e Palhinhas në konferencën për shtyp, duke mohuar blerjen e tij:

“Ne e donim atë verën e kaluar, por prioriteti tani ishte të forcoheshim në mbrojtje.

Për më tepër, Alexander Pavlovic tashmë e ka përmbushur mirë atë rol. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se kemi një alternativë të mirë të brendshme,” shpjegoi drejtuesi Bayernit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat