Amir Rrahmani nderoi Napolin me golin e realizuar në minutat shtesë.
Duke u dhuruar kampionëve në fuqi fitoren 2:1 përballë Salernitanës.
Kapiteni i Kosovës u shfaq në versionin bomber, mposhti Ochoan, i cili deri në ato momente kishte kryer pritje fantastike, dhe nisi festën e çmendur me shokët dhe tifozët.
“Ndeshje që i kishte të gjitha: nga tensioni e deri te vështirësitë e shumta.
Ku vit i tillë do të jetë, do e kemi gjithmonë të vështirë për të fituar.
Vuajtëm edhe ndaj Salernitanës, por arritëm të fitonim.
Shpresoj të vazhdojmë përpara me rezultate pozitive”, theksoi mbrojtësi 29-vjeçar..